Policia i gjen lule dhe vazo 29-vjeçarit, ​dyshohet se i solli nga Serbia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë dhe rajonale në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se 93  pako, 1245 vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.

“Policia e Kosovës,  Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në teren.  

Njësia e task forcës (DRK) Lindje pas pranimit të  informatave  nga tereni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar  kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë dhe rajonale në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit.

Rreth orës 19:10  në magjistralen Kamenicë-Gjilan  është  ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin m/k me iniciale (B.A.) i moshës 29 vjeçare. 
Gjatë kontrollit në furgon  janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: Nëntëdhjetë e tri (93) pako, njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit.