Gjatë ditës së sotme në shoun televiziv “It’s my home”, janë transmetuar pamje të dhunës.

Pas dhunës dhe fyerjeve që u transmetuan drejtpërdrejt në televizionin “First Channel”, përkatësisht në shoun televiziv “It’s my home”, Policia e Kosovës tashmë ka hapur rast.

Këtë e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënësja Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe  intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, ka thënë Ahmeti.