Policia

Policia gjen marihuanë te tre të rinj në Prishtinë

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se dje gjatë një kontrolle rutinore kanë gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë te tre persona, në raste të ndara.

Dy raste kanë ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” dhe tjetra në rrugën “Papa Gjona Pali”.Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.

Detaje shtesë nga këto tri raste që policia gjeti substanca narkotike:

Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 31.10.2018-17:50. Është ndaluar nga Policia, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël dhe një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 1.7 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet. Rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 31.10.2018-21:00. Është ndaluar nga Policia, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 2.6 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet. Rasti mbetet në proceduar të rregullt.

Rr. “Papa Gjon Pali”, Prishtinë 31.10.2018-14:50. Është ndaluar nga Policia, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet. Rasti mbetet në proceduar të rregullt.