Policia gjen kokainë në veturën e dy shtetasve të Shqipërisë në Ferizaj, në banesë kishin edhe armatim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, një mashkull dhe një femër, pasi te të njëjtit gjeti dhe konfiskoi sasi të substancave narkotike, armë, para, veturë e telefona, gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00 në Ferizaj.

Siç raporton policia, tek e dyshuara fillimisht ishin gjetur dhe konfiskuar 51.1 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Kurse, pas kontrollit të banesës së tyre, policia gjeti një pistoletë të kalibrit 7.65 mm, 31 copë fishekë, para të gatshme në vlerë të 5635 eurosh, substancë narkotike e llojit kokainë, në paketime të vogla, pajisje digjitale për matjen dhe mbështjelljen e substancës, një veturë dhe katër telefona.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje