Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një shtëpi në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar-një mashkull dhe një femër, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me 147 fishekë, një pistoletë me 58 fishekë, 6 granata dore, disa krehër të zbrazët të municionit dhe disa pajisje për pastrimin e armëve.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar për armëmbajtje pa leje. /transmeton Ballkani.info