Policia Evropiane realizon një prej operacioneve më të mëdha në historinë e internetit

Në një prej operacioneve më të mëdha në historinë e internetit, policia Evropiane dhe agjencitë e krimeve hakuan një platformë të enkriptuar komunikimi përdorur nga mijëra kriminelë kibernetikë dhe trafikantë droge.

Duke infiltruar platformën, Encrochat, policia në Evropë fitoi akses në 1 milionë mesazhe të enkriptuara. Këto mesazh ndihmuan zyrtarët të arrestojnë 746 të dyshuar, konfiskojnë 77 armë zjarri, dy ton drogë të klasi A dhe B.

Policia arrestoi të dyshuarit në Francë, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Encrochat premton telefonë super të sigurtë të cilët në fakt ishin pajisje Android të modifikuar. Kompania instalonte në to platformën e saj të komunikimit të enkriptuar duke hequr GPS, kamerën dhe funksionet e mikrofonit si dhe ofronte funksione për të formatuar pajisje me një kod PIN.

Telefonët mund të bënin thirrje VOIP dhe dërgonin mesazhe tekst po asgjë më shumë. Kishin dy sistem operativ, ku njëri ishte dizajnuar për të shmangur përgjimin.

Agjencitë ligjzbatuese filluan të grumbullonin informacione nga Encrochat më 11 Prill. Sipas BBC kodi i enkriptimit u deshifrua në fillim të muajit Mars. Nuk dihet sesi zyrtarët kanë arritur të hakojnë platformën.