Më shumë se një muaj janë bërë që nga plagosja e kushëririt të Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit, Osman Pacollit.
Më 17 shtator të këtij viti, Osman Pacolli u plagos me tre plumba në dy këmbët nga një person.

Motivi i plagosjes nuk është bërë ende i qartë, ndërsa policia po vazhdon të kërkoj të dyshuarin e kësaj ngjarjeje.

Në një përgjigje Zyra për Informim e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë thënë se policia po zhvillon ende hetimet ndërsa i dyshuari ende është në arrati.

“Lidhur më këtë rast janë zhvilluar hetimet në koordinim me Prokurorin e lëndës, i dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij dhe në vendin e punës. Kallëzimi penal ndaj të dyshuarit është dorëzuar në Prokurorinë përkatëse ndaj të dyshuarit të njohur, dhe nga gjykata kompetente është lëshuar Urdhër arresti. I dyshuari gjendet ende në arrati”, ka thënë policia për kallxo.com.