Zëvendësi i Kryeprokurorit për krimet e rënda, Ibrahim Berisha, ka thënë se Policia është në kërkim të personit që e ka kryer vrasjen në Lipjan.
Ai ka folur në magazinën “55 minuta” te RTK3.
“Vrasja ka ndodhur me motive të grabitjes. Personi është në kërkim e sipër nga ana e Policisë dhe jemi në pikë të mirë. Kamerat e bëjnë identifikimin e personit, por iu mbetet organeve të hetuesisë që të bëjnë njoftimin për të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i shtetit. Hetimet janë duke u bërë, por për momentin është herët për të dhënë detaje”, ka thënë ai.
“Për fat të keq vrasjet në kazino janë bërë dukuri të shpeshta”.







