Policia e Shqipërisë: Dy autobusë nga Kosova u aksidentuan

Gjatë ditës së djeshme në Tiranë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy autobusëve. Në këtë aksident është përfshirë njëri prej autobusëve me maturantë nga Gjilani.

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar se nga ky aksident janë lënduar disa pasagjerë, duke mos konkretizuar sa në total, por të njejtit sipas policisë kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia ka dhënë detaje nga ky aksident. Dy shoferët e autobusëve janë shtetas të Kosovës. Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se pas trajtimit mjekësor pasagjerët janë liruar për në shtëpi.

“Më datë 06.10.2018, u referauan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në rrugën e “Rinasit”, duke drejtuar mjetin tip, “Autobuz”, ka përplasur mjetin tip “Autobuz” me drejtues J. S., 49 vjeç, banues në Kosovë, i cili më pas është përplasur mjetin tip “Autobuz”, me drejtues B. H., vjeç 45, banues në Kosovë, ku për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta disa pasagjerë në një nga autobuzat të cilët pas mjekimit në spital janë larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal”, tha policia.

Ekskurizonet e maturantëve kosovarë bëhen për çdo vit në Shqipëri. Edhe në të kaluarën ka pas raste kur maturantët kanë pësuar aksidente në Shqipëri.