Policia e Pejës: Incidenti tek ‘Ura e Gurit’ ndërlidhet me atë tek rruga ‘Nëna Terezë’

Është raportuar edhe për një tjetër incident me armë në Pejë, pranë Urës së Gurit’.

Driton Rugova – zyrtar për media në Policinë rajonale i ka konfirmuar portalit ‘Njeshi’ se bëhet fjalë për të njejtin rast, i cili ka vazhduar nga afërsia tek ‘Ura e Gurit’ e është bartur tek Rruga ‘Nënë Tereza’. Nga të dyja incidentet, bëhet fjalë vetëm për një të plagosur, për çfarë raportuam më parë. Jemi në rrugëtë mirë të zbardhjes së rrethanave.”-deklaroi Rugova.

Ndryshe rreth orës 12:40 minuta nga incidenti me armë që ka ndodhi në rrugën ‘Nëna Terezë’, mbeti i plagosur një person.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës së lagjes ‘Jarina’ dhe kalimtarët e rastit.

Ngjarja e rrezikshme ka ndodhur pranë shkollës së ulët të mesme të Muzikës ‘Halit Kasapolli’ rreth orës 12:40 minuta, kohë kur frekuentimi i nxënësve ka qenë i madh./Njeshi/

loading…