Policia e ndalë në gjysmë një aheng në Mitrovicë, e arreston organizatorin dhe i shpërndan pjesmarrësit

Policia, në vazhdën e aksioneve për të siguruar respektimin e masave të Qeverisë kundër përhapjes së COVID-19, mbrëmë e ka ndalur në gjysmë një aheng familjar në Mitrovicë.

Organizatori i ahengut është arrestuar ndërsa pjesmarrësit janë shpërndarë nga Policia mbrëmë rreth orës 20:00.

“Mitrovicë 04.08.2020 –  20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte organizuar aheng familjar në të cilin njësiti policor dhe inspektorët komunal kanë hasur në disa persona. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregullt, kurse personat që kishin qenë prezent në aheng familjar janë shpërndarë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.