Policia e Moskës arreston “Batman-in” dhe i konfiskon makinën

Të gjithë të apasionuarit pa filmave me heronj kanë ëndërruar njëherë në jetën e tyre që të jenë si ata.

Por kjo i ka kushtuar shtrenjtë një 32 vjeçari në Moskë, Rusi i cili kishte modifikuar vetë makinën e tij për ta bërë të ngjashme me atë që përdor Batman.

Makina e quajtur “Batmobile” u ndalua nga autoritetet të cilët deklarojnë se ajo shkel rregullat e sigurisë në rrugë.

Sipas BBC, përmasat e automjetit janë jashtë standartit të një makine normale dhe kjo përbën rrezik në qarkullim.

Gjithashtu 32 vjeçari nuk ka dokumentacione të rregullta për automjetin dhe ajo nuk është regjistruar në asnjë prek kompanive të prodhimit në vend.

Tashmë ai përballet me 3 akuza, atë të mungesës së dokumenteve, përmasat dhe pesha e madhe e makinës si dhe të shkeljes së rregullores së sigurisë në rrugë.

Epo kaq e kishte dhe karriera e 32 vjeçarit si superhero në Moskë.