Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës shërben për njoftimet e fundit nga PK, si dhe raportet e publikuara në këtë faqe.

Gjatë ditës së sotme, kjo faqe ka pasur vonesa në hapje dhe në disa raste nuk është hapur fare.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Daut Hoxhën, i cili ka mohuar se kanë pasur ndonjë problem me faqen zyrtare.

“Unë kam kontaktuar edhe me ekipin përgjegjës dhe është konfirmuar se gjatë ditës së sotme nuk kemi pasur asnjë problem me faqe dhe se çdo gjë ka shkuar me rregull. Mund të jetë ndonjë problem i rrjetit ose ngarkesë e madhe, por nga ana jonë është në rregull”, ka thënë Hoxha.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, disa nga faqet e institucioneve kosovare kanë provuar të hakohen, gjë që kishte shqetësuar qytetarët. /Ballkani.info