Policia e Malit të Zi: Gruevski hyri në Mal të Zi nga Shqipëria dhe po të njëjtën ditë u largua

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka ikur përmes Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi.

Edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi ka njoftuar se Gruevski më 11 nëntor ka hyrë në Mal të Zi dhe po të njëjtën ditë është larguar nga vendi.

Policia shqiptare ka njoftuar se Gruevski ja udhëtuar me veturë diplomatike të ambasadës hungareze dhe e ka kaluar kufirin në pikën Hani i Hotit me Malin e Zi më 11 nëntor, transmeton Ballkani.info.

Sipas policisë, në atë kohë nuk ka pasur informacione që ky persona (Gruevski) është shpallur në kërkim.

Edhe MPB e Malit të Zi e ka konfirmuar informacionin.

“Me rastin e raportimeve në media, si dhe interesimit të mediave për këtë çështje, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor 2018 dhe po të njejtën ditë është larguar nga Mali i Zi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se Policia e Malit të Zi në këtë rast i ka respektuar në plotni procedurat ligjore.

Aktualisht Gruevski gjendet në Hungari ku e ka paraqitur kërkesën për azil politik, derisa në Maqedoni kërkohet për vuajtjen e dënimit me 2 vjet burgim. /Ballkani.info/