Policia e liron në procedurë të rregullt të dyshuarin për sulmin ndaj banores në “It’s My Home”

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për dhunë fizike në emisionin “It’s my Home”, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndaj tij është hapur rast për kanosje dhe sulm.

“KANOSJE & SULM – Prishtinë 14.09.2022-12:00. Pas publikimit me videot që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale  ku shifet si fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve,  një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare në një emision, janë intervistuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, pas një debati të ashpër në këtë reality shou, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor.