Policia e Kosovës tregon efikasitet, bie numri i aksidenteve në trafik

Policia e Kosovës për Ballkani.info ka bërë të ditur se nga fushëveprimi i saj si në aspektin parandalues edhe atë aktiv operacional, ka punuar në vazhdimësi për një siguri më të madhe në trafikun rrugor:

“Qëllimi i këtyre angazhimeve policore ka qenë reduktimi i aksidenteve në trafik, në veçanti evitimi i aksidenteve me pasoja fatale në njerëz. Gjatë sezonit raportimet për raste të humbjes së jetëve njerëzore kanë qenë shqetësuese dhe përpjekjet e Policisë së Kosovës, kanë qenë të fokusuar jo vetëm në aspektin ndëshkues për kundërvajtësit që shkelin rregullat por edhe në nevojën e angazhimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të të gjithë mekanizmave tjerë institucional që kanë rol dhe ndikim në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve. Mbështetje në adresimin e kësaj çështje janë koordinuar dhe në bashkëpunim janë ndërmarr edhe masa efektive për përmirësim të gjendjes në trafik”.

Tutje, Policia e Kosovës rikujton formimin e TASK-FORCËS, përmes së cilës ka arritur efikasitet në parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor:

“Policia në kuadër të përgjegjsive të saj ka formuar edhe TASK-FORCËN për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, dhe plani veprues dhe parandalues i kësaj ”TASK FORCË” ka paraparë edhe përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale”.

Ky rezultat i efikasitetit të planit veprues dhe parandalues vërehet nga statistikat që Policia e Kosovës, i ka dërguar në email-in e Ballkani.info rreth aksidenteve, në të cilat personat e përfshirë dhe automjetet janë të ndryshme vendore dhe të huaja:

Janar – Shtator 2017 Janar – Shtator 2018 ( +/- ) %
Aksidente fatale 85 69 -16 -18.82
Persona të vdekur 96 90 -6 -6.25
 
Aksidente me lëndime 4771 4668 -103 -2.16
Personat e lënduar 9692 9354 -338 -3.49
 
Aksidente me dëme 8504 7039 -1465 -17.23
 
Total aksidente 13360 11776 -1584 -11.86

/Ballkani.info/