Policia e Kosovës siguronë hotelin ku do të qëndrojë Bill Clinton

Mirëpo, vizita e tij ka quar në “këmbë” edhe njësitet e sigurisë së vendit. Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.

Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Në vendngjarje po shihen edhe numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të cilët në duar po mbajnë armë të gjata.

Ndryshe, Cliton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.