Policia e Kosovës për vrasjen e rëndë: Burri i moshës 70 vjeçare u vra me një mjet të mprehtë

Policia e Kosovës ka folur për incidentin e rëndë që ndodhi sot rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë, i dyshuari që ka kryer vrasjen e rëndë është rreth moshës 40 vjeçar, ndërsa është përdorur mjet i mprehte për të kryer këtë vrasje.

Policia e Kosovës në një prononcim për media ka thënë se dyshohet që në vrasjen e rëndë është përdorur një mjetë i  mprehtë dhe së është feronzika duke u marrë më të.

” Është ëndë herët të flitet për motivin e kësaj vrasje të rëndë” ka thënë tutje policia.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës e cila kishte shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar se rreth orës 16:50 në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje, duke mos dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

Ai ka thënë njësitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar.

Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha..

Ndërsa sipas burimeve bëjnë të ditur se dyshohet që djali ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij, por që ende nuk janë konfirmuar nga Prokuroria dhe Policia.