Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë ka pranuar një informatë se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë i lënduari me iniciale, L,Rr., i moshës 39 vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti ‘Punime të kundërligjshme’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.

Kurse me rastin po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë,  në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.