Sot nga njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është kryer një operacion bastisjeje në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë.

Nga komunikata për media e dërguar nga Policia e Kosovës thuhet se ky operacion bastisjeje, është kryer me urdhër të prokurorit, në një shtëpi në rrugën e sipërshënuar, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e: një pushke automatike AK-47, një revole e vjetër, 6 granata dore, 205 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm si dhe disa pajisje shtese te armeve.

Ndaj dy personave të dyshuar është iniciuar rasti për veprën “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të njëjtit janë intervistuar nga ana e policisë për t’u proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, transmeton Ballkani.info.

SAMSUNG DIGITAL CAMERA