Policia e Kosovës ndërmerr masa sigurie pas sulmit terrorist në Zelandën e Re

Pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë 49 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, janë alarmuar autoritetet e sigurisë të vendeve të tjera.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kosovë.

Ballkani.info ka komunikuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin i cili ka konfirmuar se në raste të tilla, merren masa nga ana e policisë.

“Policia e Kosovës, bazuar në vlerësimet e situatës të sigurisë ndërmerr veprime dhe masa shtesë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë Kelani.

Kujtojmë se për momentin në vendin tonë nuk ka pasur nevojë për panikë tek qytetarët, pasi që nuk ka pasur ndonjë lloj rreziku për sulme terroriste. /Ballkani.info