Policia e Kosovës ndalon veturën që në autostrada lëvizte me shpejtësi 304 km/h

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është kapur nga kamerat duke vozitur me shpejtësi 304 kilometra në orë, në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’.

Personi në fjalë, sipas njoftimit të policisë është dënuar me 300 euro gjobë, tre muaj ndalim të vozitjes së mjeteve motorike si dhe 3 pikë negative, transmeton Ballkani.info.

Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar, Njësia për Kontrollim të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë. /Ballkani.info/

Njoftimi i plotë: