Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiqit, ia largon bluzën me mesazhe provokuese (Video)

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiq, është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Policia i ka hequr bluzën me mesazhe provokuese që ai mbante

Policia e Kosovës e ka ndaluar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, Danilo Vuçiq i cili po qëndron në Kosovë për shkak të festës së “Vidovdanit”.

Pas përfundimit të ceremonisë e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.

Danilo Vuçiq pas liturgjisë ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtar të sigurimit.