Policia e Kosovës me super-vetura, mos u habisni kur t’i shihni në qytet FOTO

Vetura të reja të Policisë së Kosovës janë shfaqur sot në rrugët e Prishtinës.

Vetura me mbishkrime të mëdha “Police” janë parë në kryeqytet teksa kanë intervenuar me një rast në trafik.

Veturat janë të markës “Toyota” ndërsa ende nuk dihet se sa është numri i tyre.

Policia posedon disa lloje të veturave ndërsa së fundi në trafik janë duke u përdorur kryesisht ato “Skoda”.