Policia e Kosovës kudo në vend, për sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e Covid-19

Policia e Kosovës vazhdon të jetë në krye të detyrës.

Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave anti COVID-19, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Duke pasur synim dhe qëllim primar ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimin e krimit dhe zbatimin e masave anti COVID-19, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve.