Policia e Kosovës k

Policia e Kosovës konfiskoi 21 patentë shoferë për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë ka realizuar 543 pika kontrolli për automjete dhe gjatë kësaj kohe ka konfiskuar 21 patentë shoferë.

“Policia e Kosovës po vazhdon t’i kushtojë rëndësi shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik. Njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë (të trafikut dhe rendit), kanë vazhduar me aktivitete shtesë në fushën e trafikut. Gjatë 24 orëve të kaluara (22.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si dhe kanë realizuar 543 Pika Kontrolli për Automjete”.

“Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 21 patentë shofer.” Policia ka bërë apel te drejtuesit e automjeteve për kujdes gjatë vozitjes për shkak të motit të ftohtë.“Derisa ndodhemi në sezonin e dimrit, ku në rrugë mund të ketë ngrica e borë, apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje”, thuhet në njoftim.