Policia e Kosovës konfirmon rastin e plagosjes së të riut shqiptar nga policia serbe

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e plagosjes së Milazim Murati.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha se me të marrë informatën njësitet e Policisë Kufitare kanë ndërmarr masat e nevojshme.

“Në orët e pasdites, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur me armë zjarri. Policia kufitare menjëhere ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, të lenduarit nga ambulanca iu është dhënë ndihma e parë dhe i njëjti është transportuar për trajtim të mëtejmë mjeksor” – tha Hoxha.

Ai shtoi se autoritetet kompetente policore janë në proces te realizimit të hetimeve dhe të rrethanave tjera që e karakterizojn këtë rast.

loading…