Pas raportimeve për një aksident të ndodhur në Veternik në Prishtinë, ku janë përfshirë pesë automjete dhe ka pasur katër persona të lënduar, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, në një prononcim për Ballkani.info ka konfirmuar lajmin për aksidentin e ndodhur dhe ka theksuar se lëndimet e personave kanë qenë të lehta.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete dhe janë lënduar katër persona. Njesiti i trafikut është duke u marrë me rast ndërsa lëndimet e personave kanë qenë lëndime të lehta” ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.

Kujtojmë se aksidentet e trafikut gjatë këtij viti kanë shënuar ngritje duke e rritur kështu përqindjen e rrezikshmërisë në qarkullimin rrugor. Policia e Kosovës ditë më parë kishte bërë thirrje për respektimin e rregullave të komunikacionit. /Ballkani.info/