Sot në orët e hershme të mëngjesit ROSU ka kryer një aksion në veriun e Mitrovicës, ku ka arrestuar katër persona, ku tre prej tyre të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Ballkani.Info, Policia e Kosovës ku ka treguar se me  urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që nderlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se Oliver Ivanoviq.

Ky aksion është bërë bujë jo vetëm në Kosovë por edhe tek mediat serbe, ku edhe kanë filluar të raportojnë.

Ndërkaq Zëdhënsi i Policisë për Rajonin ë Mitrovicës Besim Hoti në një prononcim për Ballkani.info ka treguar se gjendja momental në Mitrovicë është e qetë  dhe se nuk ka arsye për shqetësim.

Hoti tha se aksioni është kryer me suksese, dhe gjithçka është në rregull.

Në anën tjetër Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka reaguar menjëher pas aksionit duke theksuar se policia po kryen detyrat me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet.

Ndërsa, në shtetin fqinjë u bë një mbledhje e jashtëzakonshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbajti mbledhje të jashtëzakonshme me Këshillin e Sigurisë, pas aksionit të forcave të ROSU-së në veri të Mitrovicës që u përcoll me katër persona të arrestuar./Ballkani.info