Në një konferencë të mbajtur për media lidhur me aksionin e sotëm në Ministrisë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se operacioni në fjalë është realizuar në mënyrë të përpiktë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe sektorin për hetimin e korrupsionit.

“Nga policia është mbështetur me njësi të veçanta dhe është hetim që ka zgjatur disa muaj dhe është në kuadër të një sistemi të koduar të subvencioneve. Janë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve dhe sot është zbatuar një urdhër-kontroll në pesë lokacione ku janë marrë prova materiale të ndryshme që janë të gjitha relevante”, shtoi zyrtari i Policisë së Kosovës.

Tutje i njëjti deklaroi se rasti konsiderohet rast kompleks dhe i një rëndësie të veçantë.

“Falënderoj publikun për informacionet e pranuara nga ta që kanë vazhduar me inicimin e procedurës.

Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe bëj apel tek të gjithë ata që janë prekur apo mashtruar ti drejtohen policisë pasi mund të ketë edhe hetime të tjerë në këtë rast”, tha ai.

Poashtu u tha se operacioni në fjalë është duke vazhduar dhe do të vazhdojë dhe se dëmet e kalojnë vlerën e 1 milionë eurove.