Raporti

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1088 gjoba të trafikut në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1088 gjoba të trafikut, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Ballkani.info.

Gjithashtu, në këto 24 orë janë arrestuar 21 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Janë shkaktuar 26 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre fatmirësisht ishin pa të lënduar ndërsa 12 të tjerë me lëndime trupore. /Ballkani.info/