Policia e Kosovës jep detaje për valixhen e gjetur, ku dyshohej se kishte eksplozivë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka përfunduar ekzaminimi i valixhes, ku dyshohej se gjendeshin mjete shpërthyese.

Nga policia, është bërë e ditur se kanë identifikuar pronarin e valixhes.

Ndërkaq, rruga ‘Bill Clinton’ është hapur për qarkullim.

“Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën “Bill Clinton”. Në valixhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë pronarin e valixhes. Rruga “Bill Clinton” është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policorë po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.