Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin tek Qendra e Studentëve (FOTO)

Në orët e mëngjesit, në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.

Aksidenti ka ndodhur tek Qendra e Studentëve dhe sipas Policisë arsyeja ka qenë mos respektimi i semaforit, përcjell Ballkani.info.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmetit, nga aksidenti kanë marrë lëndime të lehta trupore gjashtë persona. /Ballkani.info

Njoftimi i plotë:

Rreth ores 07:00 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Eqrem Cabej ne Prishtine. Ne aksident kane qene te perfshira dy automjete. Si pasoje e aksidentit 6 persona kane marre lendime trupore. (Lendimet jane te lehta) Sipas ekzaminimeve nga njesiti i trafikut dyshohet se aksidenti eshte shkaktuar per shkak te mos respektimit te semaforit.