Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin e rëndë në Drenas

Një aksident ka ndodhur në fshatin Gllobar (Tërstenik) të Drenasit në mes të një traktori dhe një makine.

I lënduar nga ky aksident ka mbetur shoferi i cili ka qenë duke e drejtuar traktorin.

Si pasojë e përplasjes traktori është ndarë në gjysmë, ndërkohë makina ka pësuar dëmtime materiale.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

”Rreth orës 13 e 35 ka ndodhur një aksident në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një traktor. Drejtuesi i traktorit ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

loading…