Policia e Kosovës jep detaje nga aksioni i mbrëmshëm në Prishtinë

Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion te lokalet e ‘Lesnës’ në Prishtinë.

Në këtë operacion janë bastisur disa lokale në të cilat dyshohej se posedonin substanca të ndryshme narkotike.

Njoftimi i plotë:

Lagja “Ulpiana” (Lokalet e “Lesnës”), Prishtinë 23.01.2019 – 20:30. Është arrestuar nga policia i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga polica në trup i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.1 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Lagja “Ulpiana” (Lokalet e “Lesnës”), Prishtinë 23.01.2019 – 20:30. Është arrestuar nga policia i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga polica në trup i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Lagja “Ulpiana” (Lokalet e “Lesnës”), Prishtinë 23.01.2019 – 20:30. Është arrestuar nga policia i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga polica në trup i është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Lagja “Ulpiana” (Lokalet e “Lesnës”), Prishtinë 23.01.2019 – 20:30. Është arrestuar nga policia i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga polica, në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 0.4 gr. dhe narkotikë tjetër pluhur e llojit të panjohur në peshë 02 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.