IML

Policia jep detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore: S’ka persona të lënduar

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës.

Nga ky zjarr janë djegur dy zyra të këtij instituti.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo. 

@ballkani.info Zjarr i madh në QKUK, flakët kaplojnë njërin ndër objektet #zjarr #prishtina #qkuk #kosova🇽🇰 #tym #flak #go #kosovatiktok ♬ original sound – Ballkani.info