Policia e Kosovës identifikon edhe një viktimë të kontrabandimit me migrantë

Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:00, Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht Stacioni Policor Kufitar Dheu i Bardhë, sipas planit operativ, me qellim të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandimit me migrantë, në pikëkalimin kufitar (PKK) Dheu i Bardhë, në dalje të PKK, përmes zyrtarëve policorë kanë arritur të profilizojnë për kontroll sekondare një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte një m/sh, shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit dhe veprimeve tjera hetimore, është identifikuar viktima m/k, i lindur me 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marr premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do ti paguante fillimisht njëqind (100) euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej njëmijë e pesëqind (1500) euro pasi të hynë në shtetin hungarez. Viktima tani më i kishte paguar njëqind(100) euro personit të dyshuar.

Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.