Policia e Kosovës i vihet në ndjekje menaxherit të Taynas, ja pse po kërkohet?

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.

Hykolli është menaxher i reperes Tayna.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: ” Lëndim i rëndë trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë), – 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan, E-mail adresa: [email protected].