Policia e Kosovës ka hapur sot konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aplikimi për zyrtar policor bëhet online dhe se kandidatet e interesuar mund të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Policisë së Kosovës: www.kosovopolice.com nga data 28.10.2021 deri me datën 16.11.2021
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
B. Testet:
a) Testi me shkrim;
b) Testi i aftësive fizike;
c) Intervista;
d) Testi psikologjik;
e) Kontrollimi mjekësor;
f) Verifikimi i të kaluarës.







