Policia e Kosovës

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 10 gjoba trafiku

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 10 gjoba trafiku.

Kështu bëjnë me dije statistikat e policisë në raportin e tyre.

Ndërkaq, aksidente me të lënduar janë 12 e me dëme materiale 26.

Shtatë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa pesë janë dërguar në mbajtje. Dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.