Policia e Kosovës dhe e Gjermanisë po e kryejnë një operacion të madh në këto qytete

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Polcinë e shtetit gjerman kanë kryer sot një operacion të përbashkët në Prishtinë e Ferizaj, e që ka pas për qëllim gjetjen e dëshmive për veprën penale pastrim I parave.

Që nga ora 11:00, e ditës së sotme, policia e Kosovës, saktësisht sektori për hetim financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë kanë realizuar një operacion të përbashkët.

Ky operacion u realizua në mbikqyrje nga një prokuror special i Kosovës dhe një prokuor gjerman si dhe për qëllim pati gjetjen e dëshmive që do të vërtetonin veprën penale që ndërlidhet me pastrim të parave.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikqyrje nga një prokuror special vendas dhe një prokuror gjerman, operacion i cili ka për qëllim gjetjen e dëshmive me qëllim të vërtetimit të veprës penale që ndërlidhet me ‘Pastrim të parave’”, ka thënë Hoxha për Ballkani.info.

Tutje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë se operacioni i referohet zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente për kontroll/bastisje në gjashtë lokacione, që përfshijnë dy qytete, Prishtinën dhe Ferizajn.

Hoxha ka shtuar se pas përfundimit do të dalet me informacione për për rezultatet e tij. /Ballkani.info