Policia e Kosovës

Policia e Kosovës arreston në Zubin Potok serbin e dënuar për vjedhje, e dërgon për vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur së në fshatin Zupqë të Zubin Potokut e kanë arrestuar një person të komunitetit serb.

D.B i lindur në vitin 1983 kërkohej nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pasi më 20 maj 2020 ishte shpallur fajtor për veprën penale dhe i është shqiptuar dënim me burg.

D.B pas arrestimit është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

 Arrestim i personit të kërkuar

Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë komuna Zubin Potok,  nga njësia policore e Stacionit  Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B., (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar). 

 Personi i arrestauar kërkohej nga Gjykata Themlore Mitrovicë, pasi më 20.05.2020 , është shpallur fajtor per veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg. I denuari eshte dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë