Policia e Kosovës arreston dy persona për vjedhje të veturave

Policia e Kosovës në stacionin e Fushë Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të veturave.

Dy të dyshuarve C.P, 56 vjeçar dhe Sh.N, 66 vjeçar u janë gjetë dhe sekuestruar: Paisje për hapjen dhe ndezejn e veturave.

Pas intervisitimit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona për disa raste të vjedhjeve të veturave.

Hetuesit policor  personave të dyshuar u  kanë gjetë dhe sekuestruar:

-paisje për hapjen dhe ndezjen e veturave (dyshohet të jenë përdorur në rastet në fjalë)

Personat e dyshuar:

1.    C.P ,  mashkull, 56 vjeç dhe

2.    Sh.N, mashkull, 66 vjeç.

pas intervistimit  me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”.