Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me njësite tjera të Policisë Kosovës, kanë arrestuar katër (4) persona të cilët kanë qenë të kërkuar me Leterreshtim nga gjykatat kompetente në Rajonin e Pejës. Dy nga këta të kërkuar janë ndaluar, arrestuar në aeroportin ‘Adem Jashari‘ në Sllatinë, ndërsa dy të tjerë në piken kufitare në Merdare. 

Të arrestuar janë:

●P. I. lindur vitin 1976  m.k.sh.

Në bazë të Leterrreshtimit  dhe Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë  për veprat penale (dy grabitje dhe një vjedhje) është ekstraduar nga Sllovenia. I njëjti është sjell nga aeroporti nga një

patrollë NJRSH.  Personi i kërkuar është ndaluar  në mbajtje, për tu paraqitur nesër para Gjykatës Themelore Pejë.

●R. A. lindur në vitin 1990 m.k.sh.

Është arrestuar në pikën kufitare në Aeroport –Sllatinë bazuar në urdheresë, është sjellur në stacionin policor Istog. Gjygjtari i çeshtjes ka urdhëruar qe të dyshuarit t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit pasaporta dhe të lirohet, për tu paraqitur me datën 23.12.2019 në ora 09:00 të Gjykata Themelore e Pejës – dega Istog.  

●B.M. lindur në vitin 1981 m.k.sh.

Me datën 23. 12.2019  rreth orës 13:45  ne PKK Merdare  është ndaluar  lartëcekur në bazë të urdherarrestit për vepren penale “Uzurpim i paligjeshem i prones se paluajtshme”. Nje patrulle e stacionit Pol. të Istogut ka shkuar ne SPMK Merdare dhe e ka sjellur te dyshimtin .Lidhur me të ndaluarin është kontaktuar Gjykatësi

përgjegjës për rastin dhe me urdher të tij të dyshimtit i është konfiskuar pasaporta dhe i njejti është udhezuar që të paraqitet në Gjykaten Themelore Peje – Dega ne Istog me daten 24.12.2019 ne ora 09:00.