Policia e Kosovës: Ambasadorja turke është duke u trajtuar në QKUK

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ballkani.info se në mesin e të aksidentuarve në fshatin Mramor, ishte edhe Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ata konfirmuan për Ballkani.info se Ambasadorja është duke u trajtuar nga stafi mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Tre persona kanë vdekur deri më tani nga aksidenti ku u përfshinë tre vetura.

Tre personat e tjerë janë duke u trajtuar në QKUK, ndër ta edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. /Ballkani.info/