Policia e Kosovës aksion në Vermicë, i kapë 30 kg drogë

Policia e Kosovës aksion në Vermicë, i kapë 30 kg drogë

Sonte rreth orës 19:00 Stacioni Policor në mbikqyrje te kufirit në Vermicë gjatë kontrollit të vijës kufitare me Shqipërinë kishin vërejtur dy persona duke lëvizur në vijën e gjelbër.

Sipas Nexhmi Krasniqi, udhëheqës i policisë kufitare ka thënë për RTKLive se policia me këtë rast është vënë në ndjekje duke menduar se janë migrantë të paligjshëm.

“Mirëpo dy të dyshuar me këtë rast kanë hedhur dy çanta të mëdha në tokë dhe janë futur në territorin e Shqipërisë. Ne e kemi informuar policinë e Shqipërisë dhe ata e kanë zhvilluar një operacion të përbashkët, megjithatë kushtet e vështira atmosferike, mjegulla e dendur, ka ndikuar që të dyshuarit mos të kapen”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, me këtë rast janë kapur 30 kilogramë drogë e llojit marihuanë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar droga është konfirmuar dhe janë kryer të gjitha procedurat ligjore.