Policia e Kosovës aksion në disa komuna, ndërlidhet me trafikim të armëve

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në disa prej komunave të vendit.

Lajmi për aksionin në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ky aksion ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.

Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit pati numër të madh të aksioneve të policisë, e një prej tyre u realizua edhe dje i cili në fakt kishte filluar në muajin tetor e që kishte të bënte me grupe kriminale që po falsifikonin dokumente.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente”, tha Baki Kelani për lajmi.net.

Kelani theksoi se pas përfundimit të operacionit do të jepen detaje shtesë lidhur me zhvillueshmërinë.