Policia e Kosovës i ka publikuar disa fotografi gjatë detyrës zyrtare të oficerëve të saj.

Ata janë të vendosur në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët anembanë Kosovës.

“Parandalimi dhe luftimi i Pandemisë COVID-19, është detyrë dhe obligim i secilit, pasi që kemi të bëjmë me shëndetin publik. Policia e Kosovës është e përkushtuar të jap kontributin e saj, dhe përveq kësaj e gatshme që kudo dhe kurdo, në çfarëdo rrethana të kujdeset edhe për SIGURINË tuaj”.