Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është gjetur i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, e i cili, u raportuar të jetë vëllau i reperit “Unikkatil”.

Ende s’ka njoftim zyrtar mbi identitetin e personit – ndërkaq mediat në Kosovë shkruajnë duke u thirrur në burime të veta se trupi i pajetë është i Mentor Palokajt, vëllaut të Viktor Palokajt, Unikkatilit.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thanë nga Policia e Kosovës.