Policia e konfirmon rrahjen e asamblistëve të Vetëvendosjes në Podujevë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor dy asamblistët e Vetëvendosjes, Artrti Mulliqi dhe Ragip Fetahu të cilët janë rrahur ndërmjet vete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit.”, ka thënë Ahmeti për Demokracia.com.

Demorkacia.com raportoi se dy asamblistët dyshohet se janë konfrontuar fizikisht pas mospajtimeve që kanë të bëjnë për emërimin e shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal.